"Nuk ka kufij për artin" - Artistët shqiptarë në Greqi – DW – 30/05/2009 (2024)

Grekët ndërkohë i shohin me admirim artistët shqiptarë dhe pas çdo njerit prej tyre shohin dhe një “peripeci kinematografike”. Që këtu e shumë vite nuk debutojnë thjesht me sukses përballë një publiku artdashës dhe shumë kërkues, si ai grek, por janë bërë dhe njëshi duke “korrektuar” ndjeshëm profilin e përfolur të imigrantit shqiptar.

Si për shembull Danilo Zeka, balerini i parë i Skenës Lirike Kombëtare të Greqisë, dhe Mirela Ruçi, çeliste e parë e Orkestrës Simfonike të Bashkisë së Athinës, dy nga formacionet muzikore më prestigjoze të Greqisë. Si erdhën në Greqi, ç' erë e mbarë i solli, ishin pyetjet tona.

“Këtë pyetje ma kanë bërë shumë edhe gazetarë grekë. Shumë kanë ardhur për bukën e gojës. Unë nuk e kam pasur këtë problem. Për fat të mirë, kam pasur fatin të vij me avjon, si një njeri evropian, me një ftesë të një koreografi shumë të njohur këtu, Hari Mandafoni, në 97-ën, kur në Shqipëri ishte koha e piramidave dhe problemeve” thotë Danilo në fillim të bisedës sonë nën tingujt e Aides që dëgjohen nga salla e provës.

I njejti itenerar, diçka si jetë paralele, edhe për Mirelën. E takojmë në provën e operës së Verdit “Ballou in maschera”. “Me konkurs hyra para dhjetë vjetësh në orkestër, si çeliste tutti, pas dy vjetësh prapë konkurs për vendin e parë dhe që atëhere aktivizohem rregullisht” , thotë Mirela, e cila erdhi nga Shqipëria në vitin 1997 me vetëbesim për sukses, pasi violonçeli kishte hyrë në jetën e saj që në moshën 6 vjeç. Madje në Tiranë ajo jepte mësim si pedagoge.

Por sa e lehtë ishte karriera e tyre, cila ishte receta e suksesit?

“Të thuash e lehtë për zanatin tonë është fjalë shumë e madhe. Se ne i dimë shumë mirë pengesat që kemi pasur si nga ana fizike, si nga ana mendore, shpirtërore... Sepse që të jesh një balerin i mirë do të thotë të jesh edhe një njeri i mirë, i përkushtuar nga të gjitha anët, me shpirt dhe me fizik” thotë Danilo edhe pse, siç thotë, “erdhi i gatshëm” nga Shqipëria.

“Kemi pasur fatin të punojmë dhe me shumë profesorë të mirë, që kanë studiuar në baletin Balshoi, në shkollën ruse. Edhe ne morëm atë drejtim. Erdhem pothuajse gati. Por kërcimtari do edhe të piqet, të mësojë edhe gjëra të tjera. Mësuam edhe shumë gjëra të tjera këtu në Greqi”.

Nërsa Mirela shton: “Nuk ka ndonjë recetë të veçantë dhe nuk jam e vetmja në këtë fushë. Janë edhe shumë muzikantë të tjerë nga Shqipëria. Qëlloi që gjetët mua dhe po flas unë”. Dhe plotëson se në të njejtën orkestër punojnë edhe 6 shqiptarë të tjerë, ashtu si gjysma e korpusit të valltarëve të Skenës Lirike janë shqiptarë.

Punë dhe talent, pra, e vetmja mënyrë për t´u “imponuar” si të barabartë midis të barabartëve nga këta artistë që e shohin artin dhe mjedisin e tyre të civilizuar të punës si barrierë kundër racizmit. “Sa për zanatin tim, nuk ka patur racizëm, jam njësoj si të tjerët. Tjetër gjë xhelozia, që në artin tonë është primare” thotë Danilo që racizmin, siç sqaron, kryesisht e ka ndjerë “rrugës, në taksi, në jetën e përditshme”. “Është e vetmja fushë ku e ndjen më pak racizmin, të paktën siç e kam ndjerë unë” thotë edhe Mirela, e cila është martuar me grek.

Para se të fitojnë admirimin e publikut, kanë fituar dashurinë e kolegëve të tyre. “Është valltar shumë i mirë, një djalë shumë shumë i mirë. Perfekt në bashkëpunimin e tij me të gjithë valltarët. Vetëm fjalë të mira mund të thuash për Danilon”, thotë valltarja greke Jeorgjia Trici. “Danilo është një i ri kërcimtar shumë i talentuar. Është shumë i vlefshëm në grupin tonë” shprehet me një admirim të dukshëm, që bën të tepërt çdo koment, edhe balerini serb Aleksandër Nesko. Sa për konsideratën e kolegëve të Mirelës?

“Është një çeliste fantastike, një njeri me etikë, jo vetëm që lidhet në mënyrë harmonike por është e vlefshme për orkestrën”, thotë prodhuesja artistike Lidhia Angjellopullu. “Nuk ka këtu imigrantë, ne nuk kemi ngjyra këtu, jemi të gjithë një grup, na bashkon muzika, muzika është atdheu ynë, është perëndia jonë” , thotë dirigjenti Eleftherios Kallkanis.

Nuk ka kufij për artin. Artistët shohin përtej kufijve” thotë dhe Danilo që kujton si momentin më impresionues të jetës së tij ndezjen e flakës për Lojërat Paraolimpike të 2004.

Fati e solli që, pasi kaloi nga skenat e Romës, Parisit, Beogradit dhe Stambollit, vetëm sivjet në korrik të shkojë të kërcejë në Butrint. Mirela pret dhe ajo si eveniment që të shkojë më në fund me Ansamblin e Bashkisë së Athinës në skenat e vendit të saj. Atdheu për këta artistë –dhe jo vetëm për ata tashmë as fillon as mbaron në kufirin e tij gjeografik.

Autor: Niko Anaganosti

Redaktoi: Sonila Harasani

"Nuk ka kufij për artin" - Artistët shqiptarë në Greqi – DW – 30/05/2009 (2024)

References

Top Articles
HPE 875476-B21 960GB 3.5in DS SATA-6G SCC Mixed Use G9 G10 SSD
Ranked: Conquest - Match 1366911060 - SmiteGuru
Dainty Rascal Io
Artem The Gambler
Google Sites Classroom 6X
Directions To Lubbock
You can put a price tag on the value of a personal finance education: $100,000
Nestle Paystub
Uvalde Topic
Conduent Connect Feps Login
Uhcs Patient Wallet
Gon Deer Forum
My.tcctrack
Leader Times Obituaries Liberal Ks
Best Forensic Pathology Careers + Salary Outlook | HealthGrad
Spergo Net Worth 2022
Clear Fork Progress Book
Craighead County Sheriff's Department
Robeson County Mugshots 2022
Www.dunkinbaskinrunsonyou.con
D2L Brightspace Clc
1773x / >
When His Eyes Opened Chapter 3123
Fuse Box Diagram Honda Accord (2013-2017)
Ridge Culver Wegmans Pharmacy
Craigslist Free Puppy
Frostbite Blaster
Domina Scarlett Ct
Hannibal Mo Craigslist Pets
Otter Bustr
Sams La Habra Gas Price
Ktbs Payroll Login
Crazy Balls 3D Racing . Online Games . BrightestGames.com
What Does Code 898 Mean On Irs Transcript
Directions To Advance Auto
Trap Candy Strain Leafly
Lovein Funeral Obits
9 oplossingen voor het laptoptouchpad dat niet werkt in Windows - TWCB (NL)
Bartow Qpublic
Rhode Island High School Sports News & Headlines| Providence Journal
Hkx File Compatibility Check Skyrim/Sse
BCLJ July 19 2019 HTML Shawn Day Andrea Day Butler Pa Divorce
Darkglass Electronics The Exponent 500 Test
Funkin' on the Heights
Nope 123Movies Full
The Largest Banks - ​​How to Transfer Money With Only Card Number and CVV (2024)
Shiftselect Carolinas
Grace Family Church Land O Lakes
Craigslist Free Cats Near Me
Julies Freebies Instant Win
Primary Care in Nashville & Southern KY | Tristar Medical Group
Latest Posts
Article information

Author: Rev. Leonie Wyman

Last Updated:

Views: 6448

Rating: 4.9 / 5 (59 voted)

Reviews: 90% of readers found this page helpful

Author information

Name: Rev. Leonie Wyman

Birthday: 1993-07-01

Address: Suite 763 6272 Lang Bypass, New Xochitlport, VT 72704-3308

Phone: +22014484519944

Job: Banking Officer

Hobby: Sailing, Gaming, Basketball, Calligraphy, Mycology, Astronomy, Juggling

Introduction: My name is Rev. Leonie Wyman, I am a colorful, tasty, splendid, fair, witty, gorgeous, splendid person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.